Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në një prononcim për Kosovapres, tha se vendit i duhet stabilitet institucional dhe jo përplasje politike. “Kosova nuk ka nevojë për shfaqje teatrale dhe spektakël të mesnatës, por për marrëveshje për presidentin. Vendi po përballet me pamundësinë e zgjedhjes së presidentit për shkak të refuzimit të opozitës për bashkëpunim” , tha Rrustemi.
Ai kërkoi që partitë politike të ulen për të gjetur një zgjidhje, duke theksuar se vetëm një marrëveshje për presidentin mund ta tejkalojë krizën. “Sot, nesër e sa më parë partitë politike duhet të dakordohen për president konsensual jashtëpartiak. Vetëm dakordimi për presidentin e tejkalon krizën dhe mundëson stabilitet.
Ne i ftojmë edhe tani të tri partitë politike shqiptare që të ulemi e të dakordohemi për presidentin”, tha Rrustemi.
