Zbulohet rafineri e kokainës në Itali, në pranga pesë persona – mes

0%

Një operacion i gjerë i karabinierëve në qytetin e Latinës, në Itali, ka çuar në zbulimin e një rafinerie të sofistikuar të kokainës, të fshehur mes bimësisë pranë një banese. Gjatë aksionit u arrestuan pesë persona – dy shtetas italianë, një holandez, një kolumbian dhe një shqiptar – të dyshuar për prodhim, përpunim dhe posedim të lëndëve narkotike.

Sipas autoriteteve italiane, gjatë kontrollit u zbulua një laborator i pajisur për prerjen, rafinimin dhe paketimin e kokainës. Brenda tij u sekuestruan rreth 9 kilogramë kokainë në proces përpunimi, pajisje për paketim, peshore precize, presa të posaçme dhe tretës kimikë.

Hetuesit gjetën gjithashtu 27 thasë me pelet druri, që dyshohet se ishin të ngopur me kokainë dhe përdoreshin në procesin e nxjerrjes kimike të drogës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontrollet vijuan edhe në banesën e të dyshuarve, ku u sekuestruan 18.2 kilogramë kokainë e gatshme për shitje, 8.810 euro para të gatshme, një makinë për numërimin e parave, dy orë luksoze, bizhuteri, gjashtë telefona celularë, një kompjuter portativ dhe shënime që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.

Në përfundim të operacionit, pesë të arrestuarit u dërguan në burgun e Latinës, ndërsa autoritetet italiane po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht funksionimin e laboratorit dhe rrjetin e trafikut të drogës. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com