Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti të rëndë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan të Mirditës. Sipas Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës , kur viktima, me inicialet L.D., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka dalë nga rruga.
I lënduari është transportuar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra. Në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
