Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin

0%

– Mediat gjermane publikojnë detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova. Viktimat janë Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurenti Aliu (16 vjeç), djali i Bardhyl Aliut.

Për aksidentin kanë raportuar edhe mediat gjermane. Sipas BR.de, ngjarja ka ndodhur të enjten në mëngjes në autostradën A3, pranë Nittendorfit në rrethin e Regensburgut. Sipas raportimit, automjeti doli nga rruga për arsye që ende nuk janë sqaruar, rrëshqiti poshtë një argjinature dhe ra mbi shinat hekurudhore që kalojnë nën autostradë, ku u ndal në buzë të binarëve.

Të tre personat që ndodheshin në automjet humbën jetën si pasojë e plagëve të marra. Operacioni i shpëtimit ishte i vështirë, pasi viktimat mbetën të bllokuara në automjet dhe u desh ndërhyrja e një vinçi për nxjerrjen e tij. Për shkak të aksidentit u mbyllën për disa orë si autostrada A3 në drejtim të Nurembergut, ashtu edhe linja hekurudhore Regensburg–Nuremberg.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, një tren me rreth 80 pasagjerë mbeti pa energji elektrike pasi u dëmtua linja ajrore e furnizimit. Pasagjerët u evakuuan dhe u transferuan në një tren tjetër, ndërsa treni i bllokuar u tërhoq më pas nga një lokomotivë me naftë. Policia gjermane ka bërë të ditur se shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se automjeti ishte i vetmi i përfshirë në aksident. Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për rindërtimin e rrethanave të aksidentit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar. – Tragjedi në Gjermani: Po ktheheshin nga Kosova, tre mërgimtarë vdesin në aksident Tre persona nga një familje me prejardhje nga Komogllava e Ferizajt kanë humbur jetën në një aksident tragjik në Gjermani, teksa po ktheheshin nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur i bashkëvendasi i tyre, Qerim Rexhepi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Sipas tij, viktimat janë Tahir Aliu, 61 vjeç, djali i tij Gentian Aliu, 34 vjeç, si dhe Laurenti Aliu, 16 vjeç. “Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndodhur një aksident me pasoja tragjike në Gjermani, duke u kthyer nga Kosova vëllezërit tanë.

Kanë ndërruar jetë: vëllai i Remzi Aliut, Tahiri 61 vjeç, djali i Tahirit, Gentiani 34 vjeç, si dhe djali i Bardhylit, Laurenti 16 vjeç”, ka shkruar Rexhepi. Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve, banorëve të lagjes Nuhaj në Komogllavë dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi. Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethanat e aksidentit nga autoritetet gjermane.

Burimi: Bota Sot