Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ismail Dibrani, ka pritur në takim dy zyrtarë të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, gjatë takimit është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet SHKK-së dhe FBI-së, me fokus të veçantë në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, identifikimin dhe menaxhimin e rreziqeve të sigurisë, si dhe forcimin e kapaciteteve profesionale përmes shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Po ashtu, u vlerësua niveli i deritanishëm i bashkëpunimit, i cili është cilësuar si shumë i rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve profesionale të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe për përballimin e sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë”- thuhet në komunikatën e lëshuar për media.
