Një shtetas i Kosovës, i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar për veprën penale -vrasje e mbetur në tentativë, është ekstraduar nga Spanja në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se ekstradimi është realizuar të enjten, më nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet e tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës. “Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Spanjës”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas mbërritjes në Kosovë, i dyshuari njoftohet se u është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në Rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjore.
