“Kimisti” mbërrin në Shqipëri, ekstradohet nga Kolumbia për të

0%

Saimir Rosales Rodriguez, shtetas kolumbian i njohur me nofkën “Kimisti”, është ekstraduar nga Kolumbia drejt Shqipërisë për të vuajtur dënimin me 14 vite burg, të vendosur pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për laboratorin e kokainës në Frakull.

Rodriguez konsiderohet një nga figurat kyçe të grupit kriminal të përfshirë në funksionimin e laboratorit të drogës, i zbuluar gjatë një prej operacioneve më të rëndësishme antidrogë në vend. Sipas autoriteteve, pas goditjes së laboratorit ai ishte larguar nga Shqipëria për t’iu shmangur drejtësisë.

Më pas u lokalizua dhe u arrestua në Kolumbi, duke i hapur rrugë procedurave të ekstradimit. Me mbërritjen në Shqipëri, shtetasi kolumbian do të vuajë dënimin prej 14 vitesh burg, ndërsa dosja e laboratorit të kokainës në Frakull mbetet një nga çështjet më të rëndësishme të hetuara nga SPAK në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot