Policia jep detaje për ekstradimin e Dukagjin Nikollajt nga Spanja

0%

Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se Dukagjin Nikollaj, i njohur me nofkën “Duka”, ishte një nga personat e dyshuar për përfshirje në përleshjen e armatosur në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku mbeti i vrarë 39-vjeçari Kastriot Ramadani. Tashmë, Sinjali mëson se Nikollaj është ekstraduar nga Spanja në Kosovë dhe ndodhet në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më ka ekstraduar nga Spanja një shtetas kosovar, i cili kërkohej përmes INTERPOL-it me letërreshtim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet spanjolle, ndërsa pas ekstradimit u është dorëzuar njësive përkatëse policore në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave ligjore. Rasti në “Bon Vivant” kishte ndodhur më , në rrugën “Xheladin Hana”, pas një mosmarrëveshjeje mes disa personave, ku dyshohet se ishin përdorur armë zjarri.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Si pasojë e të shtënave, Kastriot Ramadani kishte humbur jetën, ndërsa katër persona të tjerë ishin plagosur. Po ashtu, 17 persona, prej tyre tre burra dhe 14 gra, kishin marrë lëndime nga thyerja e gotave dhe shisheve të qelqit. Sinjali kishte mësuar se Nikollaj dyshohej se ishte përfshirë në shkrepjen e armëve dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Në mesin e të dyshuarve për rastin ishin përmendur edhe Andi Pajaziti, i njohur me nofkën “Italiani”, Hysni Geci dhe Gzim Zakuti. Ekstradimi është realizuar në koordinim mes Policisë së Kosovës, institucioneve të drejtësisë dhe autoriteteve spanjolle.

Ekstradohet nga Spanja Dukagjin Nikollaj, i dyshuari për rastin “Bon Vivant” Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com