Al-Hilal duket se do ta mbyllë afatin kalimtar të verës…

0%

Al-Hilal duket se do ta mbyllë afatin kalimtar të verës pa i plotësuar një nga dëshirat kryesore trajnerit të tyre italian Simone Inzaghi. Pasi plotësoi krahun e majtë të sulmit, me transferimin e Crysencio Summerville nga West Ham për 80 milionë euro, Inzaghi ka kërkuar edhe një tjetër sulmues për krahun e djathtë.

Prej javësh, Al-Hilal ka qenë në negociata me Everton për një transferim të Iliman Ndiaye, por marrëveshja mes palëve nuk u arrit. Klubi saudit ka ndjekur edhe alternativa të tjera për krahun e djathtë të sulmit, por ose kanë rezultuar shumë të shtrenjta ose janë refuzuar nga klubet respektive.

Ndryshe nga vitet e tjera, këtë sezon klubet saudite do të kenë një shqyrtim shumë më të rreptë financiar dhe kjo do të thotë që nuk mund të jenë të pakursyera në merkato.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot