Pacolli-Dalipi: Ereniku i Junikut do të jetë lumi i parë në Kosovë që

0%

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi, ka bërë të ditur se lumi Erenik në Junik do të jetë lumi i parë në Kosovë që do të rehabilitohet përmes zgjidhjeve të bazuara në natyrë. Pacolli-Dalipi, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se projekti synon largimin e betonizimit dhe rikthimin e karakteristikave natyrore të lumit dhe zonës përreth.

“Ereniku i Junikut do të jetë lumi i parë në Kosovë që çlirohet nga ngulfatja e betonit dhe rehabilitohet tërësisht përmes Nature-Based Solutions (Zgjidhjeve të Bazuara në Natyrë), duke i kthyer zonës të gjithë magjinë e saj natyrore”, ka shkruar ajo. Sipas ministres në detyrë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do ta marrë përsipër realizimin e plotë të projektit.

Ajo ka bërë të ditur se për këtë çështje ka zhvilluar takim me kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ku janë dakorduar hapat e mëtejmë për realizimin e projektit. “Tani e tutje projektojmë me natyrën e jo kundër saj”, ka deklaruar Pacolli-Dalipi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot