​Mustafa: PDK-ja e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e

0%

Rrustem Mustafa nga PDK-ja tha se koha është për përgjegjësi politike dhe se PDK-ja ka rol vendimtar për një qeveri normale. Deklarata e Mustafës vjen pas qëndrimit të kryetarit të PDK-së kjo parti do të mbetet në opozitë. Mustafa shkroi në Facebook se pas zgjedhjeve, Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme dhe një qeveri funksionale.

“Politika duhet t’u shërbejë qytetarëve, të forcojë shtetin dhe të ruajë partneritetin strategjik me aleatët tanë. PDK-ja është e gatshme të luajë rolin vendimtar në ndërtimin e qeverisë së re, me vizion të qartë, përgjegjësi dhe orientim euroatlantik ”, tha Mustafa. “Kosova nuk ka kohë për bllokada e eksperimente politike.

E ardhmja kërkon stabilitet, institucione të forta dhe vendimmarrje të përgjegjshme. Koha është për një qeveri normale. Koha është për Kosovën. Sot: Kosova duhet t’u largohet llogarive taktike dhe bllokadave politike, duke i dhënë përparësi ndërtimit të institucioneve funksionale dhe interesit shtetëror”, shtoi Mustafa.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot