Portieri i Ferizajt, Petrit Terziu, i bashkohet klubit tjetër të qytetit, Dinamos. Lajmi bëhet i ditur nga faqja e Dinamos. “FC Dinamo Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Petrit Terziun, i cili i bashkohet klubit tonë në pozitën e portierit.
Petrit Terziu vjen me përvojë në futbollin vendor, ku gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e SC Gjilani, FC Vëllaznimi, FC Feronikeli, ndërsa së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e FC Ferizaj. Ai ka qenë gjithashtu pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19 dhe U21, duke përfaqësuar vendin në kategoritë e reja.
Me afrimin e Petrit Terziut, FC Dinamo Ferizaj forcon repartin e portës me një portier me përvojë dhe cilësi, i cili pritet të japë kontribut të rëndësishëm në realizimin e objektivave sportive të klubit”, ka njoftuar FC Dinamo.
