Microsoft paralajmëron për fushatë spiunazhi kibernetik – hakerët

0%

Microsoft ka paralajmëruar për një fushatë të organizuar spiunazhi kibernetik, e cila sipas kompanisë lidhet me shërbimet ruse të inteligjencës dhe synon mysafirët e hoteleve, qendrave të konferencave dhe vendeve të tjera publike. Sipas paralajmërimit, objektivat kryesore janë zyrtarët shtetërorë dhe punonjësit e kompanive që udhëtojnë për arsye pune.

Pas lidhjes me rrjetin Wi-Fi të hotelit, përdoruesve u shfaqet një njoftim i rremë për përditësimin e shfletuesit ose sistemit operativ. Në vend të përditësimit, në pajisje instalohet një program keqdashës (malware), i cili mund të vjedhë fjalëkalime, dokumente dhe të dhëna të tjera të ndjeshme.

Ai gjithashtu mund të regjistrojë çdo tast të shtypur dhe të aktivizojë kamerën dhe mikrofonin pa dijeninë e përdoruesit, shkruan abcnews . Microsoft vlerëson se nuk bëhet fjalë për sulme të izoluara, por për një operacion të koordinuar spiunazhi kibernetik me objektiva të përzgjedhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekspertët u bëjnë thirrje udhëtarëve që të mos instalojnë përditësime të softuerit përmes dritareve që shfaqen pas lidhjes me rrjete publike Wi-Fi dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për përditësimin e pajisjeve, pasi një lidhje falas me internetin mund të shndërrohet në një rrezik serioz për sigurinë e të dhënave.

Burimi: Telegrafi