Egnatia e konfirmoi largimin e tij

0%

Të hënën, Egnatia e bëri fakt të kryer, në njëfarë mënyre, largimin e Arbenit Xhemajlit nga skuadra, në listën e bërë publike një ditë para ndeshjes në Europa League me Shamrock Rovers. Titullari i mbrojtjes, siç u njoftua atë ditë, u shit për shumën e 100 mijë eurove drejt kampionatit malajzez, ndërsa është bërë i ditur edhe klubi në të cilin 28-vjeçari do të transferohet.

Burimet për media, raportojnë se bëhet fjalë për Selangor, një klub me histori në elitën e futbollit në Malajzi dhe me më shumë trofe, plot 61 të tillë. Me Egnatian, Xhemajli ishte pjesë kyçe e formacionit duke fituar tri herë radhazi titullin e Superiores, dy me trajnerin Edlir Tetovën dhe një tjetër me Nevil Deden.

Burimi: Bota Sot