Maroku thotë se e paralajmëruan Spanjën për eksodin në Ceuta

0%

Maroku e kishte paralajmëruar më parë Spanjën se vendimi i Gjykatës Supreme, që emigrantët që ndaloheshin në det nuk mund të ktheheshin mbrapsht në vendin e tyre, do të krijonte probleme. Deklarata është bërë nga një zyrtar maroken, i cili ka folur në kushte anonimati. Javën e kaluar, rreth 60 mijë persona, shumica e të cilëve marokenë, hynë në enklavën spanjolle të Ceutës.

Fluksi i paprecedent bëri që qyteza në Afrikën e Veriut të mbipopullohej, përpara se disa mijëra prej refugjatëve të ktheheshin vullnetarisht në vendlindje. Vendimi i Gjykatës Supreme u shpall më 8 korrik, ndërkohë që Madridi zyrtar fajësoi bandat kriminale për keqpërdorimin e tij për qëllime fitimi.

“Ne u angazhuam në bisedime me palën spanjolle mes 22 dhe 23 korrikut, kur rrjetet filluan të flisnin për këtë. Ne diskutuam impaktin e këtij vendimi, sqaruam se ai do të krijonte probleme dhe në fakt, ai krijoi probleme”, tha zyrtari. Duke reaguar, zëdhënësja e qeverisë spanjolle, Elma Saiz e hodhi poshtë deklaratën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Në asnjë moment nuk pati asnjë të dhënë që të na paralajmëronte për magnitudën e kësaj ngjarjeje të paprecedent”, deklaroi zëdhënësja. Por zyrtari maroken argumentoi se lëvizja e madhe e njerëzve në Ceuta nuk ishte një dështim i aparateve marokene të sigurisë. “Është shumë e thjeshtë të thuash se Maroku duhet të kishte përdorur forcën për t’i ndalur ata.

Kjo do të thotë se nuk e kuptojnë fenomenin”, tha ai. Megjithatë, ai shtoi se Rabati dhe Madridi kishin vepruar si “partnerë të besueshëm” dhe vazhduan të punonin në “koordinim perfekt” për çështjet e lidhura me emigracionin.

Burimi: Telegrafi