Nedim Bajrami është futbollisti i ri i Al Taawoun. Njoftimin e ka dhënë vetë klubi saudit përmes postimit në rrjetet sociale ku prezantojnë mesfushorin e Shqipërisë. Një kapitull i ri për 27-vjeçarin nga Tetova pas përvojës jo fort pozitive në kampionatin skocez ku u aktivizua te Rangers.
Bajrami ishte jashtë planeve të trajnerit Derek McInnes dhe për këtë arsye u mor vendimi për largimin e tij që vlen në kushtet e huazimit.
Burimi:
Bota Sot
