Në Australi do të zhvillohet derbi i parë i sezonit mes Interit dhe Milanit, me kampionët e Italisë që përballen me “kushërinjtë” kuqezinj, të drejtuar nga trajneri i ri Amorim. Federico Dimarco e cilësoi sfidën speciale, edhe pse është një derbi vere: “Të luash kundër Milanit është gjithmonë një ndjesi e bukur, e dimë çfarë përfaqëson kjo ndeshje.
Gjëja më e rëndësishme është se vjen më pak se 20 ditë para fillimit të kampionatit. Kjo ndeshje dhe ajo me Juventusin do të na ndihmojnë të përmirësojmë gjendjen para nisjes së sezonit. Derbi ka gjithmonë një shije ndryshe. Ndjenja e përkatësisë ka qenë një nga bazat e grupit tonë dhe na ka ndihmuar të fitojmë shumë trofe”. Për objektivat e Interit shtoi: “Nuk jemi fshehur kurrë në Itali.
Jemi Interi dhe e dimë se mund të luftojmë për çdo objektiv. Vitin e kaluar dolëm shumë shpejt nga Champions-i, ndaj një kundërshtari që në letër ishte më inferior, por në fushë u tregua më i fortë se ne. Objektivi është i qartë; të përsërisim veten në Itali dhe të bëjmë mirë në Champions League”.
Në fund, Dimarco shprehu ngushëllimet për Franco Baresin: “Një legjendë, një person që ka bërë historinë e futbollit, i vlerësuar nga tifozët e Milanit dhe të të gjitha skuadrave të tjera”.
