KPK hap konkurs për 34 pozita për prokurorë, 10 prej tyre të

0%

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 300, ka hapur konkursin për 34 prokurorë të rinj, 10 nga pozitat do të jenë të rezervuara për komunitetin Serb. KPK ka votuar me 7 vota për, që të shpallet konkursi për prokurorët e rinj. Konkursi do të jetë i hapur për 15 ditë duke filluar nga data .

Tutje në mbledhje të KPK-së është caktuar edhe komisioni i cili do të merret me organizimin, testimin dhe intervistimin e kandidatëve për pozitën e prokurorit.

Komisioni do të përbëhet nga pesë anëtarë dhe dy të tjerë që do të jenë rezervë, Kështu si kryesues i Komisionit është votuar që të jetë Arian Gashi, njëherësh kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Elza Bajrami, Dardan Vuniqi (nga radhët e anëtarëve jo prokurorë), Bahri Hyseni anëtar nga radhët e zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Valdrin Krasniqi, prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kurse si anëtarë rezervë, nga radhët e prokurorëve do të jetë, Milot Krasniqi – prokuror në Prokurorinë Speciale dhe Visar Krasniqi nga radhët e anëtarëve (jo prokuror). Tutje si pikë e rendit të ditës është miratuar edhe përbërja e komisionit për shqyrtimin e ankesave sa i përket aplikimit të kandidatëve për prokurorë.

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi do të jetë në krye të komisionit për shqyrtimin e ankesave të kandidatëve për pozitën e prokurorit të shtetit, kurse si anëtarë do të jenë prokurori nga Prokuroria e Apelit, Shkelzen Ibrahimi dhe Lulzim Sylejmani nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kurse si anëtarë rezerve të këtij komisioni do të jenë, anëtarja e KPK-së, Arlinda Muqaj dhe prokurori nga Prokuroria e Pejës, Ersan Qavolli. Kujtojmë që Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka refuzuar kërkesën e ish-prokurorëve serbë dhe stafit të tyre mbështetës për t’u rikthyer në sistemin prokurorial të Kosovës. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur më .

Ish-prokurorët serbë kishin kërkuar që t’u mundësohej rikthimi në vendet e tyre të punës, pasi kishin dhënë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, kur përfaqësuesit serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në veri të vendit.

Burimi: Kallxo