Kapiteni i Kombëtares së Zvicrës dhe lojtari me origjinë shqiptare, Granit Xhaka, ka përcjellë një mesazh emocionues në rrjetet sociale në prag të fillimit të sezonit të ri për skuadrën e Premier Ligës, Sunderland. Mesfushori energjik dhe i palodhur falënderoi tifozët për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se kujtimet e krijuara së bashku do të mbeten përgjithmonë.
“Ne krijuam kujtime që do të mbeten me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita dhe t’ju dëgjonim të këndonit me një zë të vetëm… Këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë. Faleminderit që besuat tek ne. Faleminderit që qëndruat pranë nesh në çdo hap të rrugëtimit. Tani nis një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja, edhe më të mëdha. E njëjta stemë. I njëjti pasion.
Le ta shijojmë çdo moment, të luftojmë për njëri-tjetrin dhe ta bëjmë këtë sezon edhe më të paharrueshëm se ai i kaluari. Së bashku. Gjithmonë”, ka qenë mesazhi i vetë Xhakës, në rrjetet sociale. Sezonin e kaluar, Granit Xhaka, zhvilloi ndoshta sezonin më të mirë në karrierën e tij – si me Sandërlend ashtu edhe me Kombëtaren e Zvicrës.
Mund të thuhet se ai ka qenë thjesht i jashtëzakonshëm. Fillimisht, ai u rikthye në Angli, duke u transferuar te Sanderlend në një lëvizje që befasoi botën e futbollit. E pas paraqitjeve të jashtëzakonshme më fanellën e ekipit anglez, siguroi kualifikimin në “UEFA Europa League” me një skuadër të sapongjitur në elitë.
Për më tepër u shndërrua në një nga mesfushorët më dominues të Premier Ligë.
