Raportohet se Kurti u ka dërguar ftesë partive politike për takim

0%

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, raportohet se u ka dërguar ftesë partive politike për zhvillimin e një takimi. Sipas raportimeve në media, ftesat lidhen me konsultimet për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga Zyra e Kryeministrit lidhur me ftesat, ndërsa nuk janë bërë të ditura as detajet për kohën e mbajtjes së takimeve apo partitë që do t’i përgjigjen ftesës. Formimi i institucioneve të reja vazhdon të mbetet një nga çështjet kryesore në skenën politike të vendit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com