Shpërndaje në: Jordan Henderson është lojtar i ri i Chelseat. Mesfushori me përvojë ka firmosur të hënën për dy vjet me klubin londinez. Ai është bashkuar me skuadrën e Chelseat në stërvitje. Henderson ka tetë trofe të rëndësishëm në karrierë, ku përfshihen Premier League dhe Liga e Kampionëve.
“Marrë për bazë madhësinë e klubit, trajnerin, për të cilin kam shumë admirim, dhe kualitetin e lojtarëve, kjo ishte mundësia e madhe për mua të cilën nuk kam mundur ta refuzoj”, ka thënë Henderson. 36-vjeçari ka nisur karrierën te Sunderlandi. Më pas luajti te Coventry, kurse te Liverpooli u shndërrua në legjendë. Luajti nga viti 2011 deri në vitin 2023.
Më pas kishte përvojë tek Al-Ettifaq në Arabi Saudite, tek Ajaxi dhe së fundi te Brentfordi. Për Anglinë i ka 91 ndeshje.
