Ivanka Trump dhe Jared Kushner publikuan së fundmi në Instagram fotografi nga pushimet e tyre familjare në Taormina të Sicilisë, së bashku me dy djemtë. Shtypi sicilian shkruan se çifti dhe fëmijët arritën me jaht të ankoruar mes Naxos dhe Villagonia, qëndruan në Grand Hotel Timeo dhe kishin marrë pjesë më parë në Google Camp në Sciacca.
Ndërsa, Ivanka, e pasionuar pas librave dhe fotografisë, vlerësoi menjëherë qytetin sicilian, ashtu siç kishte bërë më herët me bregdetin shqiptar. Për në dallim nga vizitat e mëparshme, prej 2022 kur çifti shpërndante imazhe nga Sazani dhe Vlora, këtë radhë zgjodhën bregun italian. Pyetja që qarkullon në rrjetet sociale është e thjeshtë, a kanë hequr dorë nga Shqipëria dhe pse?
Jared Kushner dhe Ivanka Trump kanë vizituar Shqipërinë disa herë në vitet e fundit. Takimet me kryeministrin Edi Rama dhe vizitat në zonën e Vlorës e ishullin e Sazanit u paraqitën si shenjë e lidhjes së re me administratën Trump. Vizita më e fundit e dokumentuar ishte në janar 2026, kur Ivanka u takua me arkitektë dhe me Ramën në Vlorë për projektet e resortit luksoz.
Atje nisi punimet e para. Që nga fundi i majit 2026, projekti i lidhur me Affinity Partners të Kushnerit, që përfshin ishullin e Sazanit dhe zonën e mbrojtur të Zvërnecit-Nartës, pati shkaktuar edhe “Revolucionin e Flamingove”. Kurse, mijëra qytetarë kanë protestuar çdo ditë në Tiranë dhe në jug të vendit.
Ku demonstruesit nuk shfaqen kundër zhvillimit të zonës, as kundër Kushnerit, Ivankës apo presidentit Trump. Ata e shohin projektin si simbol të mungesës së transparencës, të korrupsionit dhe të shitjes së pasurive natyrore. Protestat kanë arritur tashmë ditën e 65-të të mobilizimit të pandërprerë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e pa negociushme të kryeministrit Rama.
Në këtë klimë, një vizitë e çiftit me profil të lartë( Ivanka Trump & Jared Kushner) do të ishte e rrezikshme dhe e padobishme. Sidoms kur SPAK ka hapur hetime për ndryshimet e ligjit të zonave të mbrojtura në 2024 dhe për mënyrën se si u dha statusi i investitorit strategjik. Dhe, Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se projekti rrezikon kriteret mjedisore të anëtarësimit të Shqipërisë.
Pra, çdo prezencë publike e tyre do të ushqente tensionin dhe do t’i vendoste në qendër të kritikave ndërkombëtare. Siguria mbetet një faktor tjetër. Protestat kanë vazhduar më shumë se dy muaj. Një vizitë e tillë do të kërkonte masa ekstreme mbrojtjeje dhe do të tërhiqte vëmendje negative.
Ata duket se kanë zgjedhur të qëndrojnë larg derisa situata të qetësohet ose derisa procedurat ligjore dhe mjedisore të përfundojnë. Protestat e “Revolucionit të Flamingove” kanë kaluar shumë përtej një çështjeje mjedisore. Ato janë shndërruar në lëvizjen më të madhe qytetare që nga rënia e komunizmit.
Vërtet nisën si reagim lokal kundër resorteve në zonat e mbrojtura, por tani janë zgjeruar në kërkesa të panegociushme. Në ndërkohë dhe ndërhyrjet e policisë, të tejkaluara veçse nxitën solidaritet më të gjerë. Çështjet e pronësisë, mungesa e transparencës dhe shqetësimet për korrupsionin u lidhën me krizën e kostos së jetesës.
Axhenda u zhvendos nga kërkesa për anulimin e lejeve të ndërtimit në kërkesa politike më të gjera: qeveri teknike dhe dorëheqje e kabinetit. Ky presion i vazhdueshëm ka vënë qeverinë në pozita të vështira dhe ka krijuar një situatë të papritur për kryeministrin Rama, i cili kishte 84 deputetë pas vetes dhe mbi 800 mijë votues.
Që tani nuk i ka më as deputet dhe as votuesit që po largohen çdo ditë tani që kanë shpërthyer edhe protestat e tjera në të gjithë Shqipërinë. Protestat dhe SPAK ka luajtur rol kyç: Prokuroria e Posaçme ka hetuar ndryshimet e statusit të tokave, titujt e pronësisë dhe dyshimet për falsifikim dokumentesh. Janë sekuestruar shuma të mëdha parash dhe janë ngritur akuza për pastrim parash.
Kjo pasiguri ligjore e bën investimin jashtëzakonisht të rrezikshëm. Kushner që ka tërhequr më parë një projekt në Beograd kur u përball me skandale dhe hetime. Është e mundur që, edhe përballë protestave, hetimeve të SPAK-ut dhe paralajmërimeve të BE-së, ai dhe Ivanka të kenë vendosur të pezullojnë ose të heqin dorë nga planet për Sazanin dhe Zvërnecin.
Në këtë kontekst, nuk është e përjashtuar mundësia që ata të shikojnë vende të tjera mesdhetare me më pak rezistencë publike, si zona që po vizitojnë këto ditë të Italisë, Greqisë apo Malit të Zi. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare për heqje dore. Por mungesa e tyre në terren gjatë kësaj vere dhe precedentët e kaluar flasin qartë.
Projekti që dikur u prezantua si investim historik, është shndërruar, pas 65 ditësh protestash, në një pengesë të rëndë politike dhe ligjore.
