ZKA: Sistemi për skemat pensionale nuk siguron integrim të plotë,

0%

Shpërndaje në: Sistemi i Integruar Informativ (SII) për skemat pensionale nuk ka arritur të sigurojë integrimin e plotë të proceseve dhe vazhdon të përballet me mangësi në zhvillim, cilësinë e të dhënave dhe sigurinë e informacionit, thuhet në raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit të publikuar të hënën nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Sipas raportit, sistemi që menaxhohet nga Ministria e Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, megjithëse synon përpunimin efikas, të saktë dhe transparent të aplikimeve për pension, nuk ka arritur nivelin e pritshëm të zhvillimit, integrimit dhe sigurisë, duke pamundësuar digjitalizimin e plotë të proceseve dhe bazave të të dhënave.

Vetëm një pjesë e skemave pensionale administrohen përmes platformës qendrore, ndërsa skemat e tjera vazhdojnë të menaxhohen me zgjidhje të ndara teknologjike. ZKA-ja vlerëson se mungesa e mbikëqyrjes dhe e proceseve të standardizuara për zhvillimin e ndryshimeve, si dhe varësia nga palët e jashtme për mirëmbajtjen e sistemit, kufizojnë zhvillimin e qëndrueshëm të tij.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Raporti thekson gjithashtu se fragmentimi i të dhënave dhe mungesa e digjitalizimit të plotë krijojnë rreziqe për cilësinë dhe besueshmërinë e informacionit. Sipas auditorëve, mangësitë në kontrollet e aplikacionit rrisin rrezikun për gabime dhe pagesa të pasakta. Auditimi evidenton edhe dobësi në aspektin e sigurisë së informacionit.

Edhe Arbëri 15 min. më parë Inspektorati ndalon punimet në një objekt në Ferizaj, konstatohen parregullsi te montimi i vinçit Sipas raportit, mungojnë politika të formalizuara për kopjet rezervë, vazhdimësinë e shërbimeve dhe rikuperimin nga fatkeqësitë, duke e bërë sistemin më të cenueshëm ndaj keqpërdorimeve dhe ndërprerjeve të mundshme të funksionimit.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka deklaruar se gjetjet e auditimit tregojnë nevojën që institucionet përgjegjëse për administrimin e të dhënave dhe dokumenteve të pensioneve, si dhe ato që ofrojnë shërbime përmes Sistemit të Integruar Informativ, të ndërmarrin masat e nevojshme për përmirësimin e sistemit.

Burimi: Koha