Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një personi të raportuar si i humbur. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në kërkim është Xhafer Raçi, i lindur më , i cili më , rreth orës , ka dalë nga shtëpia dhe që nga ai moment nuk është kthyer.
Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij, të njoftojnë menjëherë autoritetet policore në stacionin më të afërt ose përmes numrave emergjentë 192 dhe 038 550 999. Informacionet mund të dërgohen edhe në adresën elektronike të Policisë së Kosovës: [email protected] .
Policia apelon për bashkëpunimin e qytetarëve, me qëllim që personi i humbur të gjendet sa më shpejt dhe të kthehet i sigurt pranë familjes së tij.
