Peja forcohet me një tjetër basketbollist amerikan

0%

Shpërndaje në: Klubi i basketbollit Peja, të hënën ka prezantuar përforcimin më të ri, amerikanin Dalan Ancrum. Ancrum është i gjatë 198 centimetra. Peja ka njoftuar se Ancrum i është bashkuar skuadrës me kërkesë të trajnerit Michalis Kakiouzis. Ancrum së fundi ka luajtur për Dinamo Bukureshtin. Basketbollisti amerikan karrierë ka bërë edhe në Qipro, Itali e Sllovaki.

“Me eksperiencën e tij ndërkombëtare, mentalitetin fitues dhe cilësitë që sjell në të dyja anët e parketit, besojmë se Dalan Ancrum do të jetë një nga armët tona më të forta në rrugëtimin evropian dhe në realizimin e objektivave të sezonit”, shkruan në njoftim.

Burimi: Koha