Një aksion rutinë i Policisë në Lipjan ka çuar në zbulimin e një rasti të posedimit të narkotikëve, pasi gjatë lokalizimit të një personi që kërkohej në kuadër të një rasti tjetër, zyrtarët policorë gjetën substancë të dyshuar narkotike në veturën e tij. Sinjali mëson se i dyshuari është Muhamet Tairi , 30 vjeçar.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pasditen e 2 gushtit, rreth orës , në rrugën “Nënë Tereza” në Lipjan, ku njësitë policore kishin dalë për ta lokalizuar Muhamet Tairin në kuadër të një rasti të mëhershëm të evidentuar nga Policia.
Pas lokalizimit të tij, është kryer kontrolli i veturës, ku policët kanë gjetur një cigare të mbështjellë me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. 30-vjeçari është shoqëruar në Stacionin Policor në Lipjan, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, ndërsa është ndaluar për 48 orë. Hetimet për rastin janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
