Nga: Besartë Elshani Shpërndaje në: “Për herën time të parë këtu, shpresoj që të jetë një histori për t’u mbajtur në mend. Jam i sigurt që do të jetë”, ka thënë kantautori i njohur Lewis Capaldi, ylli kryesor i natës së dytë të “Sunny Hillit”. Dhe ka pasur të drejtë. Është muzika e tij që ia mundëson ta bëjë këtë e publiku ia ka konfirmuar.
Nata e fundit, e diela, i ka takuar DJ-it të njohur Martin Garrix, i cili rikthehet në “Sunny…” pas debutimit më 2018, atëherë kur festivali do të paralajmëronte atë që është sot: një ngjarje që e shkund Prishtinën për tri net dhe e bën botën të flasë për të Lewis Capaldi ka qenë ylli i natës së dytë të festivalit “Sunny Hill” që ka marrë hovin e festivalit botëror të muzikës bashkëkohore.
Me debutimin e tij në Kosovë, kantautori skocez ka sjellë repertorin që ia ka dhënë epitetin e njërit prej artistëve më të dashur të popit bashkëkohor. Mijëra njerëz kanë kënduar bashkë me të hitet “Someone you loved”, “Bruises” e “Before you go”. Kur turma e adhuruesve i është bërë kor në ato që konsiderohen si këngë të shpirtit, artisti 29-vjeçar s’i ka fshehur emocionet.
Për rreth një orë e gjysmë, Capaldi ka sjellë në Prishtinë repertorin që e ka ngjitur në majat e klasifikimeve botërore. Interpretimi i “Someone…” me të cilën e njohu bota dhe u shndërrua në himn të dhimbjes, humbjes dhe dashurisë, ishte ndër momentet më të fuqishme të mbrëmjes. Mijëra veta e kanë kënduar nga fillimi deri në fund.
Po aq emocionale erdhi edhe “Bruises”, kënga me të cilën Capaldi nisi rrugëtimin drejt famës ndërkombëtare para një dekade, si dhe “Before you go”, një prej këngëve më personale të repertorit të tij, e shkruar mbi ndjenjën e fajit dhe boshllëkun që lë humbja e personit të dashur.
Në interpretimet e tij nuk kanë dominuar efektet skenike, por zëri karakteristik, humori spontan dhe komunikimi i vazhdueshëm me publikun. Që në fillim të koncertit, artisti ka treguar se rikthimi në turne pas një periudhe të vështire personale ka pasur domethënie të veçantë.
“Kemi qenë në shumë vende këtë verë, dhe është hera e parë që kthehemi në shumë prej këtyre vendeve që nga 2022 ose 2023. Thjesht është bukur të jesh në skenë dhe ta shijosh. Faleminderit shumë që jeni këtu dhe na lejoni ta bëjmë këtë. Është hera e parë në Kosovë, e dua, vend i bukur. Është shumë nxehtë të them të drejtën.
Nuk jam mësuar me këtë, por është e mrekullueshme të jesh këtu, të kalosh mirë”, ka thënë ai. Edhe Kulturë 1 gus 2026 Spektakli i Katy Perryt i lë vend zërit të fuqishëm të Lewis Capaldit Performancës Capaldit i ka paraprirë një program i pasur artistësh vendorë.
Eko, Buta, Lumi B, Ledri Vula dhe dyshja MC Kresha & Lyrical Son (në foto) mbajtën ritmin e mbrëmjes, ndërsa reperi britanik EsDeeKid ka sjellë energjinë e skenës urbane britanike Besnik i stilit të tij, Capaldi nuk ka kursyer shakatë me publikun. Duke iu referuar repertorit të tij të mbushur me balada, ka bërë humor sapo ka dalë në skenë.
“Faleminderit të gjithëve që na keni ftuar dhe na keni këtu për të luajtur për ju. A jeni të gjithë të kënaqur? Të gjithë në humor të mirë? Epo, kjo do të ndryshojë shumë. Kam edhe 15 balada për t’ju luajtur gjatë orës së ardhshme e pak më shumë”, ka thënë ai në skenë duke qeshur.
Pak çaste më vonë ai është përpjekur të krijojë lidhje edhe me ata që janë ndodhur në fund të hapësirës së festivalit. “E duam mbrëmjen e së shtunës, shumë bukur. Si jeni të gjithë në pjesën e pasme? Shumë njerëz në mes qartësisht nuk e dinë ku është pjesa e pasme. Po them pikërisht në fund. Si jeni të gjithë në fund? Do të kaloj mirë me ju të gjithë.
Për herën time të parë këtu, shpresoj që të jetë një histori për t’u mbajtur në mend. Jam i sigurt që do të jetë. Është kënaqësi të jem këtu”, ka thënë këngëtari dhe kantautori i njohur skocez, i cili arriti famë ndërkombëtare në vitin 2019 me baladën e tij hit “Someone you loved”. Ai u lind më në Glasgow të Skocisë dhe shquhet për zërin e tij të fuqishëm e melankolik.
Në vitin 2017 publikoi këngën e parë debutuese “Bruises”. “Divinely Uninspired to a Hellish Extent” u bë albumi më i shitur në Mbretërinë e Bashkuar për dy vjet radhazi më 2019 dhe 2020. Ka fituar dy çmime prestigjioze “Brit Awards” dhe u nominua për çmimin “Grammy”. Në vitin 2023 publikoi albumin e tij të dytë të suksesshëm “Broken by Desire to Be Heavenly Sent”.
Ka folur hapur për sfidat e tij me shëndetin mendor dhe për sindromën “Tourette”. Gjatë verës së vitit 2023, do të njoftonte për një pauzë nga koncertet e tij live për t’u fokusuar plotësisht tek shëndeti i tij fizik dhe mendor. Koncerti në Prishtinë është ndër të parët pas rikthimit.
Në skenën e “Sunny Hill” ai ka thënë se repertori i tij ka diçka për secilin që ndodhet para skenës: “Ka këngë për të gjithë këtu”. Duke kujtuar fillimet e karrierës, Capaldi ka folur edhe për rrugëtimin dhjetëvjeçar që e solli në skena si ajo e “Sunny Hillit”. “Dhjetë vjet më parë publikova këngën time të parë.
Të jem ende këtu dhe të luaj për kaq shumë njerëz pas kaq shumë vjetësh është vërtet e veçantë, ndaj ju falënderoj shumë që e bëtë të mundur këtë”, ka thënë Capaldi në skenë. Performancës së tij i ka paraprirë një program i pasur artistësh vendorë.
Eko, Buta, Lumi B, Ledri Vula dhe dyshja MC Kresha & Lyrical Son mbajtën ritmin e mbrëmjes, ndërsa reperi britanik EsDeeKid ka sjellë energjinë e skenës urbane britanike. Në anën tjetër të festivalit, skena elektronike ka vazhduar programin deri në orët e vona.
Midis emrave që interpretuan ishte edhe producenti dhe DJ Gjin Lipa, vëllai i Dua Lipës, i cili solli një set që mbajti publikun në lëvizje deri pas mesnate. Edicioni i sivjetmë ka tërhequr vizitorë nga vende të ndryshme të botës. Për shumë prej tyre kjo ishte vizita e parë në Kosovë.
Edhe Kulturë 21 o. më parë Capaldi me balada ngjall emocionet në “Sunny Hill” Andrew, i ardhur nga Tajlanda, ka thënë se festivali i ka lënë përshtypje shumë të mira njësoj sikurse Kosova. “Është shumë mirë këtu. Më pëlqen energjia. Pres të vij edhe vitin tjetër me mikun tim nga Kosova. Është hera e parë në Kosovë. Njerëzit janë shumë të mirë.
Hapësira është shumë e madhe, ka shumë gjëra për të bërë, muzika është shumë e mirë”, ka thënë ai. Nga Turqia, Irem Tatar ka thënë se shumë bashkatdhetarë të saj kishin ardhur për të parë grupin “Manifest”, i cili u ngjit në skenën në natën e parë të “Sunny Hillit…”. “Mendoj se sivjet të gjithë turqit kanë ardhur këtu për grupin ‘Manifest’. Është shumë më lehtë për ne të jemi në Kosovë.
Nuk kemi nevojë për viza, mjafton ta kemi pasaportën me vete. Është hera e parë për ne këtu dhe ne e duam Kosovën dhe ‘Sunny Hillin’. Planifikojmë të vijmë edhe vitin tjetër”, ka thënë ajo. Edhe Ada Atabay ka udhëtuar nga Turqia për festivalin.
“Kemi ardhur nga Turqia veçmas për Katy Perryn, por edhe Lewis Capaldi sonte solli energji të jashtëzakonshme. ‘Manifest’ është grup shumë i njohur në Turqi. Bën një festival atje që quhet ‘Manifestival’. Janë shumë të talentuara. Janë duke udhëtuar në gjithë botën dhe janë të mrekullueshme”, ka thënë ajo.
Midis emrave që interpretuan ishte edhe producenti dhe DJ Gjin Lipa, vëllai i Dua Lipës, i cili solli një set që mbajti publikun në lëvizje deri pas mesnate Festivali është vlerësuar pozitivisht edhe nga shumë bashkatdhetarë që jetojnë jashtë Kosovës, ndonëse ka pasur edhe kritika për organizimin e trafikut dhe qasjen deri te hapësira e festivalit.
“Festivali ka qenë shumë i mirë, ka pasur shumë këngëtarë, veçse organizimi ka qenë pak keq… Organizimi në festivale të tjera është shumë më mirë, por na pëlqen shumë Prishtina, prandaj jemi kënaqur”, ka thënë Lorena Sylejmani, e cila jeton në Zvicër. Orhan Qerimi ka veçuar po ashtu festivalin, por jo edhe organizimin e trafikut.
“Festivali ka qenë shumë mirë, ka qenë hera e parë që kam ardhur këtu, por organizimi mendoj se do të duhej të ishte më ndryshe. Ndoshta do të duhej transporti të ishte ndryshe sepse ka pasur shumë trafik. Nga Prishtina deri në festival kemi bërë dy orë që mendoj se është pak shumë”, ka thënë ai. Por, në fund, ata janë ndarë të kënaqur me programin artistik.
Edhe Kulturë 3 kor 2026 “Sunny Hill” zbulon programin e plotë, Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore Pavarësisht vështirësive në qarkullim, nata e dytë është mbyllur midis ovacionesh dhe atmosferës festive që ka zgjatur deri në orët e vona. Nata e fundit, të dielën mbrëma i ka takuar DJ Martin Garrix i cili rikthehet në “Sunny Hillin” me shtëpi të vetën në Bërnicën e Poshtme.
Kishte performuar në Parkun e Gërmisë më 2018, atëherë kur festivali – qe sivjet shënon shtatë edicione, përfshirë njërin në Tiranë – do të paralajmëronte atë që është sot: një ngjarje që e shkund Prishtinën për tri net dhe e bën botën të flasë për të.
