Qytetarët pjesëmarrës në protestën e sotme, gjatë marshimit drejt kryeministrisë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre përmes thirrjeve kundër kryeministrit Edi Rama. Ndër sloganet e dëgjuara nga turma ishin: “Edi Rama dil në bulevard, atdheu është i yni, jo biznes privat!”, “Dorëheqje!”, “O tradhtar, jep dorëheqjen!” “Ramoviç o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë”, ishte një tjetër thirrje.
Sot shënohet dita e 64 e protestës qytetare, e cila nisi kundër një projekti turistik në Zvërnec, por tashmë është shndërruar në një lëvizje popullore kundër klasës politike.
