Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se të dielën është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabukë në Zubin-Potok, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore. Prokuroria ka thënë se do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se sot, më 2 gusht, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar në fshatin Jabukë, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.

Në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, Prokuroria Speciale do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe ekzaminimeve të nevojshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të luftës dhe institucionet e tjera kompetente do të ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës. Të martën në Kalludër të Vogël u zbulua një varr masiv.

Një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë vizitës në këtë lokacion tha se gërmimet mund të zgjasin me muaj, për shkak të shpërndarjes së mbetjeve mortore dhe terrenit të vështirë.

Burimi: Koha