Zjarr i madh në lagjen Mati 1, zjarrfikësit në rrugë drejt vendit të

0%

Një zjarr i madh është raportuar mbrëmjen e sotme në afërsi të kompleksit Mileniumi, në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet tym i dendur që ngrihet mbi zonë, ndërsa rrethanat e incidentit ende nuk janë të qarta.

Sinjali ka kontaktuar zëdhënësin e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, i cili ka bërë të ditur se ekipet zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. “Jemi duke shkuar në vendin e ngjarjes. Ende nuk kemi informacione të konfirmuara për natyrën e zjarrit”, ka deklaruar Shkodra për Sinjalin. Për momentin nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Gazeta Sinjali do t’ju mbajë të informuar me të gjitha zhvillimet e reja. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com