Suki Waterhouse tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme në skenë, ku u shfaq me pantallona të shkurtra dhe detaje me pupla, duke dhuruar një performancë plot energji dhe stil. Këngëtarja dhe aktorja britanike u bë sërish kryefjalë jo vetëm për pamjen e saj, por edhe për një deklaratë surprizuese lidhur me partnerin e saj, Robert Pattinson.
Ajo pranoi se nuk i ka parë kurrë filmat e sagës së famshme Twilight që e bënë Pattinsonin të njohur në mbarë botën. Rrëfimi i Waterhouse ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, pasi shumë fansa u habitën që partnerja e aktorit nuk ka ndjekur filmat që shënuan kulmin e karrierës së tij në Hollywood.
Suki Waterhouse Pavarësisht kësaj, çifti vazhdon të mbajë një marrëdhënie të fortë dhe relativisht larg vëmendjes së tepërt mediatike. Waterhouse dhe Pattinson janë prej vitesh bashkë dhe së fundmi janë bërë prindër. Me stilin e saj unik dhe deklaratat spontane, Suki Waterhouse vazhdon të mbetet një nga figurat më të komentuara të showbizit ndërkombëtar. Suki Waterhouse
