U gjet edhe një varrezë masive në komunën e Zubin Potokut. Janë identifikuar mbetje mortore. Hollësi të tjera pas pak. Kjo është varreza e dytë që u gjet ditëve të fundit në këtë komunë. Më parë u gjet një varrezë masive që dyshohet se të jetë e të zhdukurve nga lufta e viteve 1998-1999 në fshatin Kalludër e Vogël.
Gërmimet në këtë fshat të Zubin Potokut nisën në fillim të javës, pas një hetimi rreth dyvjeçar dhe arrestimit të dy të dyshuarve nga autoritetet kosovare.
Burimi:
Bota Sot
