Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok njofton se më gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar, në fshatin Jabuke, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi do t’i paraqesë Gjykatës së Prishtinës kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të veprimeve hetimore që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin në Zubin Potok, njofton se sot, më 2 gusht, gjatë veprimeve në terren është identifikuar një lokacion i dyshuar, në fshatin Jabuke, ku dyshohet se mund të ketë mbetje mortore” Pas marrjes së autorizimeve përkatëse nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme në këtë lokacion.
Më me kërkesë të Prokurorisë Speciale në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut kanë filluar gërmime pasi dyshohet se gjendet një varrezë masive me mbetje mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Në lidhje me këtë fillimisht ishin arrestuar dy persona.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur më , përmes një komunikate për media se është arrestuar edhe një person tjetër si i dyshuar për krime lufte në lidhje me rastin e Zubin Potokut. Sipas njoftimit, i dyshuari i arrestuar është me inicialet J.R. dhe dyshohet për krime lufte kundër popullsisë civile.
“Arrestimi i të dyshuarit është rezultat i një pune intensive hetimore, të zhvilluar nga hetuesit policorë dhe Prokuroria Speciale, në kuadër të përkushtimit të vazhdueshëm institucional për hetimin dhe zbardhjen e krimeve të luftës” – thuhet në njoftim.
Prokuroria Speciale e Kosovës dje () ka njoftuar se procesi i gërmimeve që po zhvillohet tash e pesë ditë në fshatin Kalludër e Vogël të Zubin Potokut, ku dyshohet për një varrezë masive, është ende në fazën e hetimeve.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Nora Luta, në një deklarim për media tha se deri më tani janë lëshuar mbi 10 urdhra për zhvarrosje në kuadër të verifikimeve hetimore që po zhvillohen në këtë lokacion. Megjithatë, ajo thekson se është ende herët për të folur për rezultatet e gërmimeve apo për numrin e mundshëm të personave që mund të jenë varrosur në këtë lokacion.
“Nuk mund të flasim ende për rezultate pa përfunduar procesi hetimor. Ende është herët që në këtë fazë të flasim me numra, duhet të presim të gjitha verifikimet dhe analizat e nevojshme…” – u shpreh Luta.
Sipas saj, gërmimet po zhvillohen në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur dhe janë rezultat i punës së përbashkët hetimore të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. “Lidhur me gërmimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur, ajo çfarë mund t’iu them është se bëhet fjalë për një rast që është ende në fazën e hetimeve.
Ky është një proces i ndjeshëm dhe kompleks, është rezultat i punës hetimore të Policisë dhe Prokurorisë Speciale” – deklaroi Luta, të shtunën, më . Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të shtunën () ka vizituar vendin ku po zhvillohen gërmimet. Ai ka theksuar se për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur është i domosdoshëm shtimi i presionit ndërkombëtar ndaj Serbisë.
Sipas Kurtit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Europian duhet të rrisin trysninë ndaj Serbisë për zbatimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur me Dhunë, të dakorduar më në Bruksel.
Kurti ka kërkuar gjithashtu hapjen e menjëhershme të arkivave serbe, duke përmendur në veçanti arkivin e Brigadës së Motorizuar 37 të Ushtrisë Jugosllave, për të cilën tha se ka kryer masakra në Kosovë, veçanërisht në Drenicë, dhe që sipas tij është klasifikuar nga shteti serb për 30 vjet.
