Shpërndaje në: Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se zbulimi i varrezës masive në Kalludër të Zubin-Potokut, është rikujtim i dhimbshëm se Kosova ndan kufirin me një fqinj, si Serbia, që nuk ka qenë dorë nga synimet për të na zhdukur. Osmani në postim në Facebook ka shkruar se Serbia ende fle mbi varre masive.
“Zbulimi i varrezës masive në Kalludër të Zubin Potokut, ku dyshohet se gjenden eshtrat e tyre, ndonëse është një lehtësim për familjet, është njëkohësisht një rikujtim i dhimbshëm se ndajmë një kufi prej afro qindra kilometrash me një fqinj që ende nuk ka hequr dorë nga synimet e tij për të na zhdukur.
Përballë një rreziku të tillë, përballë dhimbjes së vazhdueshme të familjeve të Kosovës që ende kërkojnë vendndodhjen e më të dashurve të tyre dhe përballë një armiku që ende fle mbi varrezat masive të fëmijëve shqiptarë të vrarë gjatë luftës, asnjë dallim mes nesh nuk duhet të ketë rëndësi. Asnjë”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka thënë se Serbia përsërit krimet, duke fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë. “Serbia ende përsërit krimet, duke fshehur në mënyrë sistematike vendndodhjen e rreth 1,600 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ndërkaq, mijëra familje në Kosovë ende jetojnë me dhimbjen e papërshkrueshme të plagëve që nuk janë mbyllur kurrë. 23 intelektualë nga Mitrovica u rrëmbyen dhunshëm nga forcat serbe në prill të vitit 1999, duke i lënë familjet e tyre, Mitrovicën dhe gjithë Kosovën në ankth të përditshëm për 27 vjet.
Kontributi i tyre në arsim, shëndetësi e në veprimtari atdhetare do të mbesë gjithmonë në kujtesën e qytetarëve të Mitrovicës”, ka shkruar Osmani, që në zgjedhjet e fundit ishte bartëse e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të martën kanë nisur gërmimet në fshatin Kalludër të Vogël të Zubin-Potokut në një lokacion ku dyshohet për ekzistimin e një varreze masive.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, deklaroi se dyshimi i parë i institucioneve pas gjetjes së mbetjeve mortore në fshatin Kalludër të Zubin Potokut është se ato mund t’u përkasin grupit prej 23 intelektualësh të Mitrovicës, të cilët ishin rrëmbyer dhe zhdukur më .
