Ramazan Bekteshi: Sunny Hill Festival e çoi Kosovën në vëmendjen

0%

Ramazan Bekteshi ka reaguar pas përfundimit të natës së mbrëmshme, Sunny Hill Festival, duke vlerësuar organizimin e festivalit dhe ndikimin e tij në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bekteshi theksoi se festivali solli në Prishtinë yje me famë botërore dhe e vendosi Kosovën në qendër të vëmendjes globale.

“Sunny Hill Festival: Nga Prishtina drejt Hënës dhe përtej saj: një yll me famë botërore, një skenë spektakolare dhe flamuri i Kosovës duke u bërë pjesë e një momenti që tërhoqi vëmendjen globale. 🇽🇰🌙 Urime, Dua Lipa, Katy Perry…!” , ka shkruar ai.

Ky edicion i Sunny Hill Festival mblodhi mijëra pjesëmarrës dhe solli në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë, duke e konfirmuar festivalin si një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot