Interesim i madh për natën e dytë të Festivalit “Sunny Hill”,

0%

Kolonë e gjatë e automjeteve është krijuar në rrugën që çon drejt festivalit Sunny Hill në Bërnicë të Prishtinës. Pamjet nga kolonat e krijuara lënë për të kuptuar se pritjet për të mbërritur në zonën e festivalit do të zgjasin me orë, për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe vizitorëve.

Sunny Hill konsiderohet një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropën Juglindore, duke mbledhur çdo vit mijëra adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, në natën e parë të festivalit, në skenën kryesore u ngjit ylli botëror i muzikës pop, Katy Perry, e cila dhuroi një performancë spektakolare për publikun e pranishëm.

Burimi: Bota Sot