Arsenali dhe Tottenhami futen në garë për Ferran Torresin

0%

Interesimi për sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres, po rritet gjithnjë e më shumë në merkaton e verës. Sipas raportimeve, Arsenal dhe Tottenham i janë bashkuar Paris Saint-Germainit në garën për të siguruar shërbimet e reprezentuesit spanjoll. Barcelona dëshiron t’ia vazhdojë kontratën 26-vjeçarit, por interesimi në rritje nga klubet e mëdha evropiane po e komplikon situatën.

Megjithatë, klubi katalanas mund të shqyrtojë oferta në vlerë 45 deri në 50 milionë euro, nëse vetë Ferran Torres kërkon të largohet gjatë kësaj vere.

Burimi: Bota Sot