Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Deçan, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje. Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është kryer të premten rreth orës , ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.
Autoritetet bëjnë të ditur se njësitet policore janë duke vazhduar mbledhjen e provave për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.
