Auda – Dinamo i besohet njërit prej arbitrave më të mirë në Spanjë! Jose Luis Munuera Montero do të jetë arbitri i ndeshjes Auda-Dinamo, e vlefshme për raundin e 3-të të Conference League. UEFA ka vlerësuar maksimalisht këtë takim pasi arbitri 43-vjeçar është njëri prej më të mirëve në Spanjë.
Në sezonin e kaluar ai ka gjykuar takimet si ai mes Real Madrid dhe Atlético Madrid ndërsa në Spanjë konsiderohet si njëri prej gjyqtarëve më të saktë pasi në mbi 14 ndeshje i është dashur vetëm një herë ndihma e VAR.
