Deklarata e Vlora Çitakut për Presidentin, Qorrolli: Më në fund, e

0%

Deputeti i zgjedhur Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka reaguar pas deklaratave të fundit nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke thënë se tashmë është bërë e qartë arsyeja e qëndrimit të kësaj partie.

Qorrolli ka shkruar se, sipas tij, PDK përmes nënkryetares së saj ka pranuar publikisht se nuk do të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së Presidentit, pasi një veprim i tillë do t’i mundësonte vazhdimin e mandatit qeverisës së kryeministrit Albin Kurti. Ai ka theksuar se çështja, nuk lidhet me pozitën e Presidentit apo me interpretimin kushtetues, por me interesat politike të partive.

Postim i plotë: Më në fund, e vërteta doli lakuriq. Dje, partia kryesore opozitare (PDK) përmes nënkryetares së vet, e pranoi për herë të parë publikisht atë që është ditur prej kohësh: PDK nuk do të marrë pjesë në zgjedhjen e Presidentit, sepse, siç tha ajo, zgjedhja e Presidentit i zgjat edhe katër vjet mandatin qeverisës Albin Kurtit. Pra, nuk qenka në pyetje Presidenti. As Kushtetuta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

As demokracia. As interesi i Republikës. Në pyetje është vetëm etja për pushtet dhe frika nga verdikti i popullit. Problemi është se nuk e pranojnë verdiktin e qytetarëve tash e 4 parë zgjedhje! Kjo nuk është opozitë. Është sabotim i vetë shtetit.

Është gatishmëri për të mbajtur peng institucionet, vetëm që të mos funksionojë rendi kushtetues kur ai nuk u shërben interesave të tyre partiake.

Burimi: Bota Sot