Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Koha që i duhet ushqimit për të kaluar nëpër sistemin tretës dhe për t’u shndërruar në jashtëqitje, e njohur si koha e tranzitit intestinal, mund të ketë ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë, sipas një studimi të publikuar në revistën Gut, ka shkruar ScienceAlert.
Shkencëtarë nga Danimarka dhe Belgjika analizuan dhjetëra studime dhe arritën në përfundimin se kjo kohë ndikon drejtpërdrejt në përbërjen e mikrobiomës së zorrëve, e cila luan rol të rëndësishëm në shëndetin dhe rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve.
“Gjithnjë e më shumë prova tregojnë se koha e tranzitit në zorrë është faktor i rëndësishëm që ndikon në përbërjen dhe aktivitetin e mikrobiomës së zorrëve, e cila lidhet ngushtë me shëndetin e njeriut”, ka thënë autori kryesor i studimit, Henrik Roager.
Sipas studiuesve, koha e tranzitit ndryshon nga një person te tjetri dhe ndikohet nga një sërë faktorësh, si ushqyerja, mosha, gjinia, aktiviteti fizik, stresi, përdorimi i barnave dhe gjenetika. Në përgjithësi, tranziti është më i shpejtë te burrat dhe më i ngadalshëm te të moshuarit.
Kur ushqimi qëndron për një kohë të gjatë në zorrë, bakteret e dobishme mund të mbeten pa karbohidrate për t’i fermentuar dhe të fillojnë të shpërbëjnë proteinat. Ky proces prodhon substanca potencialisht të dëmshme që mund të dëmtojnë qelizat e zorrës dhe të nxisin inflamacionin.
Edhe Lifestyle 5 nën 2025 Zakonet që duhen ndaluar për ta ulur dhjamin rreth barkut “Kur tranziti ngadalësohet, bakteret kalojnë nga fermentimi i karbohidrateve në fermentimin e proteinave.
Kjo çon në prodhimin e substancave që mund të dëmtojnë qelizat e zorrës, të shkaktojnë mutacione që lidhen me kancerin dhe të nxisin inflamacion në organizëm”, ka shpjeguar kirurgu kolorektal, Ketan Thanki, i cili nuk ishte pjesë e studimit.
Tranziti i ngadaltë mund të lidhet me rritjen e baktereve në zorrën e hollë, sindromën e zorrës së irrituar (IBS), sëmundjet inflamatore të zorrëve (IBD) dhe një rrezik më të lartë për kancer të zorrës së trashë.
Përveç kësaj, kapsllëku dhe ndryshimet në funksionimin e zorrëve janë lidhur edhe me sëmundje neurologjike, si Parkinsoni, Alzheimeri dhe skleroza multiple, megjithëse nevojiten më shumë studime për të kuptuar mekanizmat e kësaj lidhjeje.
Megjithatë, autorët theksojnë se studimi nuk provon se një tranzit më i gjatë ose më i shkurtër shkakton drejtpërdrejt sëmundje, por tregon se kjo është një fushë e rëndësishme që duhet të studiohet më tej.
Edhe Lifestyle 19 o. më parë 6 ndryshime të thjeshta që mund të ulin ekspozimin ndaj mikroplastikës në ushqim “Përfshirja e matjes së kohës së tranzitit intestinal në studimet mbi mikrobiomën mund të na ndihmojë të kuptojmë më mirë lidhjen mes ushqyerjes, baktereve të zorrëve dhe sëmundjeve.
Këto njohuri mund të jenë të rëndësishme për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e shumë sëmundjeve”, thuhet në raportin e studimit.
