Ekskluzive | “Do t’ju vras” – 26-vjeçari dyshohet se mbajti mysafirët

0%

Një ndejë mes fqinjësh në Leposaviq ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë, pasi një 26-vjeçar dyshohet se i ka kanosur mysafirët me thikë dhe nuk i ka lejuar të largoheshin nga shtëpia. Sinjali mëson se i dyshuari është Slavko Petronijeviq , ndërsa njëra nga viktimat është i mitur, rreth 15-vjeçar.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në orët e para të 31 korrikut në rrugën “Nikola Tesla” në Leposaviq. Ankuesja ka deklaruar se kishte qenë mysafire te fqinji i saj së bashku me vëllain e mitur dhe një shok të tij, ku kishin konsumuar alkool. Por, kur kanë tentuar të largohen nga shtëpia, situata dyshohet se ka eskaluar.

Sipas dëshmisë së tyre, Slavko Petronijeviqi ka marrë një thikë në dorë, ua ka bllokuar largimin dhe i ka kërcënuar me fjalët: “Do t’ju vras”, duke e ngritur thikën në drejtim të tyre. Pas raportimit të rastit, Policia ka shoqëruar të gjitha palët në stacion. Testi i alkoolit ka rezultuar se i dyshuari kishte 0.86 promilë alkool, ndërsa ankuesja 0.63 promilë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak se njëra nga viktimat është i mitur, intervistimi i tij është zhvilluar në prani të prindit dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale, sipas udhëzimeve të Prokurorit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Slavko Petronijeviqit është iniciuar rasti për veprën penale “Kanosje”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com