16-vjeçari kapet me “joint” në Gjakovë – Antidroga i sekuestron

0%

Një i mitur ka rënë në prangat e njësisë së Antidrogës në Gjakovë në orët e para të mëngjesit, pasi u kap me një cigare të mbushur me substancë të dyshuar narkotike. Sinjali mëson se bëhet fjalë për A.A. .

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur rreth orës , në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, ku hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) kanë ndaluar të miturin për kontroll. Gjatë kontrollit, policët kanë gjetur një cigare “joint” të mbushur me substancë të dyshuar të llojit marihuanë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Pas peshimit, substanca ka rezultuar me 0.39 gramë. I dyshuari është shoqëruar në zyrat e DHTN-së, ku është intervistuar në prani të procedurave ligjore për të mitur. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com