E goditi me shuplakë bashkëjetuesen gjermane në Gjakovë – Policia në

0%

Një shtetas i Kosovës dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetase gjermane, pas një konflikti verbal në fshatin Berjahë të Gjakovës. Sinjali mëson se i dyshuari është N.N, rreth 51-vjeçar, ndërsa viktima N. W., rreth 51-vjeçare, shtetase e Gjermanisë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në orët e para të 1 gushtit, rreth orës , kur pas një fjalosjeje verbale, i dyshuari dyshohet se e ka goditur me shuplakë bashkëjetuesen e tij. Pas incidentit, viktima ka njoftuar Policinë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Për shkak se viktima është shtetase gjermane, deklarata e saj është marrë në prani të përkthyesit gjyqësor. Edhe pse nuk kishte lëndime të dukshme, ajo ka pranuar trajtim mjekësor. Policia i ka ofruar strehim dhe mbrojtje, por viktima e ka refuzuar këtë mundësi, duke deklaruar se ndihet e sigurt dhe është kthyer në banesën ku jetonte me bashkëjetuesin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që, në momentin e arrestimit të të dyshuarit, Policia ta kontaktojë sërish për vendimmarrje lidhur me masat procedurale. Rasti po hetohet. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com