OVL-UÇK kundërshton proceset në Hagë ndaj Ushtrisë Çlirimtare

0%

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër çdo përpjekjeje për hapjen e proceseve të reja gjyqësore ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, duke i cilësuar ato si “manovra të revizionizmit politik”.

Në një reagim, OVL-UÇK-ja ka deklaruar se tentativat për të hapur procese të tilla synojnë, sipas saj, ta paraqesin si kriminale një luftë çlirimtare dhe të cenojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit.

“Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet”, thuhet në reagimin e organizatës, e cila ka bërë thirrje që “plagët e vjetra të mos ngacmohen” me qëllim të goditjes së vlerave të luftës apo destabilizimit të rajonit. OVL-UÇK ka akuzuar gjithashtu disa qarqe politike në Maqedoninë e Veriut për përpjekje për shtrembërim të historisë për interesa politike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com