Shpërndaje në: Superylli botëror i muzikës, Katy Perry, e ka vendosur Kosovën në “hapësirë”. Ajo në skenën e “Sunny Hill Festival” në Bërnicë u shfaq me kostume të astronautëve. Akrobatët në skenë ia dhanë Perryt flamurin e Kosovës për t’i bërë vend në “hapësirë”.
Kjo bëri që atmosfera të mbërrijë në nivel që s’është përjetuar deri tash në natën e parë, të edicionit që do të mbyllet në orët e para të së hënës.
Burimi:
Koha
