Protestuesit prej 62 ditësh në shesh, mbyllet me marshimin e

0%

Protesta e Tiranës mbështet tubimet e qytetarëve nëpër rrethe, që kundërshtojnë ndarjen e re territoriale. Nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit” iu bë thirrje qytetarëve në mbarë vendin që të bashkohen në protestë. Në ditën e 62 të protestës, organizatorët ju përgjigjën kryeministrit Edi Rama për “Besën”.

Po ashtu në bulevard u shfaq edhe një banderolë e studentëve me mbishkrimin “Studentët protestojnë”, shoqëruar me disa letra. Kërkesa kryesore e protestës së sheshit mbetet vetëm një: dorëheqja e gjithë klasës politike. Protesta e 62 u mbyll me marshimin në rrugët e Tiranës dhe thirrjen për t’u bashkuar të shtunën e 1 gushtit në tubimin kombëtar. /tch

Burimi: Telegrafi