Ekskluzive | Grabitje si në filma në Prishtinë – katër persona të

0%

Një grabitje e dhunshme, që ngjan me skenat e filmave kriminalë, ka ndodhur në një banesë në qendër të Prishtinës, ku pesë shtetas të Turqisë u sulmuan nga katër persona të armatosur, të cilët i rrahën brutalisht dhe u grabitën pasuri me vlerë rreth 20 mijë euro.

Sinjali mëson se viktimat janë O.U, rreth 31-vjeçar, M.T rreth 30-vjeçar, E.O, rreth 24-vjeçar, U.U, rreth 33-vjeçar dhe M.A., rreth 30-vjeçar. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 28 korrikut, rreth orës , në një banesë në rrugën “Naim Frashëri” në Prishtinë. Katër persona të panjohur kanë trokitur në derën e banesës dhe, sapo ajo është hapur, kanë hyrë me forcë brenda.

Dy prej tyre ishin të armatosur me armë zjarri, ndërsa dy të tjerët mbanin thika. Viktimat kanë deklaruar se grabitësit fillimisht i kanë sulmuar fizikisht, duke i goditur edhe me pjesët e armëve, e më pas ua kanë marrë telefonat mobilë, stolitë që mbanin në qafë e në duar, si dhe orët e dorës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas dëshmive të tyre, autorët komunikonin mes vete në gjuhën turke, duke dhënë urdhra gjatë gjithë kohës në të njëjtën gjuhë. Dy prej viktimave kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pas daljes nga spitali, ata kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve. Vlera e sendeve të grabitura vlerësohet në rreth 20 mijë euro.

Me urdhër të Prokurorisë për Krime të Rënda, rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar dhe mbeten në arrati. Hetimet janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com