“Sunny Hill” merr formë – kumbon Prishtina

0%

Shpërndaje në: Atmosfera në “Sunny Hill Festival” po merr formë teksa mijëra vizitorë kanë mbushur Festival Parkun në Prishtinë. Në “The Next Stage” ka performuar ILO, ndërsa në “The Satellite” publiku ka shijuar setin e grupit Sindicato del Baile, që ka sjellë ritme energjike në orët e pasdites.

Në “The Next Stage” ka nisur performanca e La Fazanit, e cila aktualisht po pritet ngrohtë nga publiku. Ndërkohë, skenat e festivalit po mbushen gjithnjë e më shumë, me vizitorë që po përgatiten për emrat kryesorë të mbrëmjes. Sonte ylli i mbrëmjes do të jetë superylli botëror, Katy Perry. E edhe këtë edicion e pranishme do të jetë këngëtarja që e themeloi festivalin, Dua Lipa.

Ajo ka njoftuar tashmë se ka mbërritur në Kosovë dhe ka nisur promovimin e shtetit në rrjete sociale. Festivali që mbledh adhurues edhe nga jashtë kufijve të Kosovës, nisi në vitin 2018 dhe sivjet mban edicionin e tretë në shtëpinë e vet në Bërnicë të poshtme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha