Baneri në Kupën e Botës shndërron “Malvinet” në obsesion te të rinjtë

0%

Shpërndaje në: U desh një Kupë e Botës në futboll për të transformuar një grumbull të largët ishujsh, që janë shtëpi e më shumë deleve se sa njerëzve, në një gjigant kulturor.

Vendimi i lojtarëve të Argjentinës për të shpalosur banerin rreth Ishujve Falkland pas fitores ndaj Anglisë në gjysmëfinale të Botërorit, bëri që kauza historike të shfaqet në bluza, mure të dhomave të gjumit dhe rrjete sociale. Në javët që pasuan, imazhi që ka mbijetuar nga Botërori nuk ka qenë ai i Lionel Messit, shkruan AP.

Ka qenë sipërfaqja ku u shkrua jo fort bukur “Malvinet janë argjentinase”. Arkipelagu i Atlantikut Jugori, i njohur në Argjentinë si Malvinet, pretendohet nga Argjentina dhe Britania, që luftuan për dhjetë javë për këtë territor në vitin 1982. Ishujt Falkland janë territor i jashtëm britanik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbretëria e Bashkuar kujdeset për mbrojtjen dhe punët e jashtme të ishujve, ndërsa Ishujt Falkland kanë vetëqeverisje të brendshme. Edhe Futboll 20 nën 2025 Sllovakia kundërshtarja e radhës që nuk e njeh Kosovën Baneri i shfaqur në Botëror solli bujë marketingu në Argjentinë, duke u shfaqur në afishe, çanta, atlete, vepra arti dhe fanella futbolli.

Është varur mbi hekura, është pikturuar në muret e metrosë dhe është zgjedhur si tatuazh. Murale shumëngjyrëshe të ishujve dhe të veteranëve të luftës u shfaqën në gjithë Argjentinën. “Kupa e Botës ka mbaruar, kurse njerëzit ende flasin për Malvinet, sepse Malvinet disi u bënë pjesë e Kupës së Botës”, tha Edgardo Esteban autor dhe veteran i luftës.

“Fëmijët në shkolla më pyesin: ‘Çka janë Malvinet?’”. Asnjë nga lojtarët e Argjentinës nuk ishte i lindur kur diktatura ushtarake argjentinase pushtoi Malvinet në vitin 1982, duke mbajtur ishujt për 73 ditë, para se forcat britanike t’i rimerrnin ishujt në një luftë që la 649 ushtarë argjentinas dhe 255 ushtarë britanikë të vrarë.

Por lojtarët u rritën në një vend të përndjekur nga poshtërimi i atij pushtimi të pafat, i vlerësuar gjerësisht si përpjekje dëshpëruese për popullaritet nga junta e dobësuar që ra një vit më vonë.

Ndërsa Argjentina po dilte nga trauma e diktaturës brutale, shumë veteranë dhe familje të rekrutëve të vrarë në luftë ndien se sakrifica e tyre ishte lënë mënjanë nga një demokraci në lindje, e cila kërkonte të distancohej nga katastrofa. “Si veteranë, kaluam një kohë të gjatë duke u ndier të heshtur, të harruar, të lënë mënjanë”, vazhdon Esteban.

U desh një Kupë Bote ndryshe për të thyer atë heshtje. Kur Argjentina luajti kundër Anglisë në çerekfinale në Mexico City në vitin 1986, legjenda argjentinase, Maradona, shënoi dy gola. Golin që mbeti në histori si “Dora e Zotit”, Maradona ua kushtoi të vrarëve në luftë dhe tha se ishte hakmarrje për Malvinet.

Gjatë dekadave, pretendimi i Argjentinës mbi ishujt u përfshi në kushtetutën e saj. Malvinet u shfaqën në tabelat rrugore. Çdo vit udhëheqësit e vendit nderojnë të vdekurit e luftës me ceremoni të vendosjes së kurorave.

Ishujt, të cilën shtrihen 480 kilometra larg bregdetit argjentinas, janë shtëpi e vetëm rreth 3600 njerëzve, 450 mijë deleve dhe mbi 1 milion pinguinëve, sipas shifrave qeveritare.

Shfaqja e guximshme Përpara gjysmëfinales së Botërorit të fundit ndaj Anglisë, ministrja argjentinase e sigurisë, Alejandra Monteoliva, paralajmëroi tifozët se banerët me temën e Malvineve nuk do të lejoheshin brenda stadiumit për shkak të ndalimit nga FIFA të mesazheve politike.

Kur lojtarët argjentinas vrapuan në fushë për të festuar fitoren, tifozët hodhën në fushë atë që dukej si një çarçaf i bardhë. Mesfushori Giovani Lo Celso e hapi atë për të zbuluar mesazhin e shkruar me dorë, me shkronja të zeza të trasha: “Las Malvinas son Argentinas”, apo “Malvinet janë argjentinase”.

Edhe Futboll 26 qer 2026 Jeta e pazakontë e 18-vjeçarit që mban emrin e superyllit të futbollit Cristian Romero dhe Lisandro Martinez ndihmuan në shfaqjen e banerit para kamerave televizive dhe tifozëve që po festonin.

Pas ndeshjes politikanë dhe tifozë britanikë përdorën mediat sociale për të shprehur zemërimin e tyre, duke ndihmuar në rritjen e një vale postimesh “online” që kritikonin si Argjentinën ashtu edhe ekipin e saj, thanë studiuesit. Të mërkurën FIFA ngriti padi kundër federatës argjentinase për shkak të paraqitjes së banerit nga lojtarët.

Mania që përfshiu Argjentinën Në Argjentinë baneri u bë sensacion, duke errësuar për shumë njerëz si zhgënjimin e humbjes nga Spanja në finale ashtu edhe vërshimin e komenteve armiqësore. “Pavarësisht se nuk e kishin fituar Botërorin ose nuk e kishin sjellë në shtëpi trofeun, çdo lojtar u mirëprit si hero popullor”, tha Juan Rattenbach, ekspert politik argjentinas për Malvinet.

Ivan Marcasiano është pronar i një shtypshkronje në Buenos Aires. Ai ka luftuar për të përballuar kërkesën shpërthyese për bluza të shtypura me lojtarët që mbajnë flamurin. “Lojtarët patën guximin të shfaqin një flamur në fushë, që tifozëve u ishte ndaluar ta sillnin në stadium. Ky veprim tregon se u takon argjentinasve të zakonshëm të çojnë përpara kërkesat tona.

Dhe fitoi simpatinë e të rinjve”, tha Marcasiano. “U arrit një audiencë që mund të mos kishte marrë pjesë kurrë më parë në këtë lloj aktivizmi ose kujtese historike”. Kur Marcasiano ofroi të shtypte falas imazhin në fanellat e tifozët të Argjentinës, 3500 njerëz, nga adoleshentë e deri te veteranë luftë, u paraqitën në dyqanin e tij brenda një dite.

Kur kultura pop takon politikën Mbetet e paqartë nëse tërbimi i Malvineve është obsesion i çastit apo dëshmi e një ringjalljeje të qëndrueshme të kauzës politike. Aktivistët janë përpjekur të shfrytëzojnë momentin.

Ata po thirren në sovranitetin kombëtar për të mbledhur kundërshtime ndaj agjendës së tregut të lirë të presidentit libertarian, Javier Milei, duke përfshirë legjislacionin që do të lehtësonte kufizimet mbi pronësinë e tokës së huaj në Argjentinës.

Por ekspertët thanë se ndikimi i vërtetë politik mund të shtrihet përtej Argjentinës – duke futur dhjetëra miliona shikues në të gjithë botën në një mosmarrëveshje mbi një varg ishujsh që pakkush mund t’i kishte gjetur në hartë.

Edhe Futboll Dy tituj të Evropës radhazi, PSG u bashkohet klubeve më të mëdha në histori Kërkimet në “Google” për Malvinet u rritën në 2400 për qind pas gjysmëfinales së Argjentinës ndaj Anglisë. Është rritja më e madhe e interesimit të kërkimit që kur platforma “Google Trends” filloi të gjurmonte të dhënat.

“Strategjia e Britanisë që nga viti 1982 ishte që të mbajë çështjen e Malvineve larg vëmendjes”, tha Rattenbach. “Tani askush nuk mund të mohojë dukshmërinë e saj”.

Burimi: Koha